Policia e Shqipërisë e kap në radar shoferin që voziste 221 km/h (video)

Udhëtonte me një shpejtësi të frikshme që rrezikonte edhe të tjerët. Me 221 km/h në aksin Sauk-TEG.

Policia e shtetit ka publikuar video ku ka kapur shoferin që voziste çmendurisht.

“Radari dhe polici të shpëtojnë jetën. Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg.

221 km/h në aksin Sauk – Teg, shpjetësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë.

Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.

Mos shpejto të arrish aksidentin!”, njofton policia e shtetit.