Ndahet nga jeta aktori i madh i humorit Gëzim Kruja

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja.

Ai u shua sot paradite, ndërsa lajmi është konfirmuar nga familja.

Gjendja e tij ka qenë e rënduar në ditët e fundit. Dalja e tij e fundit për mediat ishte në festën e 80-vjetorit të lindjes që miqtë e teatrit i organizuan.

Per mbi 60 vite kontribuoi duke u bërë një prej figurave më të dashura të artit shqiptar me pjesë të pafundme humoristike.

Është nje nga emblemat e skenes se humorit.