Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Presidenti Meta: Na ka tronditur të gjithëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID-19.

Presidenti Meta shprehet i tronditur për këtë humbje dhe shkruan se është një dhembje e madhe që na ka lënë pa fjalë.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!
Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!”, shkruan Presidenti Meta.