Nderohen dëshmorët e Malishevës të rënë në Epopenë e Rahovecit

Sot në Malishevë, u kujtua dhe nderua sakrifica e Dëshmorëve të kësaj komune, të rënë gjatë Epopesë së Rahovecit, shkruan Fokusi.info.

Për të nderuar sakrificën e Dëshmorëve, pjesëmarrës ishin shumë bashkëluftëtarë e qytetarë, Kryetari i OVL UÇK-së në Malishevë, z. Metush Kryeziu, institucione lokale, si dhe kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, z. Haradinaj ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për të rënët: Agim Qelaj nga Peja, Prof.Hamdi Berisha dhe Habib Berisha nga Gurbardhi, Sadik Shala nga Kleçka, Gani Paqarizi nga Lubizhda, Liman Gegaj nga Fshati i Ri, Afrim Krasniqi nga Bardhi, Ruzhdi Gjyliqi nga Maralia dhe Ramadan Morina nga Qypeva. /Fokusi.info/