“Sapo kanë mbërritur 12 870 doza të Pfizer, deri tani mbi 773 mijë vaksina të ardhura në vend”, Rama nxjerr pamjet nga Rinasi

Numri një i Qeverisë, Edi Rama, ka dhënë lajmin e mbërritjes së mbi 12 mijë dozave të tjera të vaksinës Pfizer në Rinas. Rama shkruan se deri tani kanë ardhur në vend mbi 773 mijë vaksina.

“✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri
#VaksinimiNukNdalet
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan kryeministri Rama.