Ndërpritet paraqitja e testeve për patent shoferë, shkak tollovia e ditës së sotme

Sot ishte krijuar tollovi e madhe te Qendra e Njësisë së Patent Shoferëve në Prishtinë, pasi ishte hapur afati i testimit për patentshoferë.

Numri i madh i kandidatëve ishte tejet i madh, gjë që ka shkaktuar tollovi dhe aspak respektim të distancës sociale.

Qindra qytetarë nga orët e para të mëngjesit kishin “bllokuar” hyrjen tek objekti duke harruar masat e vëna anticovid nga Qeveria e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

E për këtë shkak, nesër nuk do të ketë paraqitje të testeve.

Kështu ka bërë të ditur një autoshkollë e cila tha se do të ketë takim zyrtar me të gjithë përfaqësuesit e autoshkollave dhe zyrtarëve për format se si do të aplikojnë kandidatët.

Informatë për kandidatë! Të nderuar kandidatë, për shkak të tollovisë së krijuar sot siç jeni dëshmitar dhe ju në paraqitjen e testeve (teorik dhe praktik), nesër nuk do të ketë paraqitje të testeve.

Do të ketë takim zyrtar me të gjithë përfaqësuesit e autoshkollave dhe zyrtarëve ministror për hapët e mëtutjeshëm, për paraqitjen e testeve dhe mënyrat dhe format e radhës.

Do ju njoftojmë pas mbledhjes për hapat e mëtutjeshëm pas takimit”, thuhet në njoftim.