Ndërpritet qarkullimi në rrugën Rozhajë-Pejë

Si shkak i të reshurave të borës komunikacioni në rrugën Rozhaje – Kulla – Pejë është i mbyllur për të gjitha mjetet motorike.

Sipas informacioneve nga Dega e Sigurisë në Rozhajë, rruga është mbyllur mëngjesin e sotëm në orën 08:40 për shkak të reshjeve të borës.

Ekipet e kompanisë Crnagoraput janë në terren për të rivendosur komunkacionin në atë pjesë.