Ndërroi jetë edhe një person nga COVID-19 në Kosovë

Edhe një person i moshës 80 vjeçare i prekur nga koronavirusi ka vdekur sot në Klinikën Infektive.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë.

80 vjeçari që ka vdekur sot, krahas diagnostikimit me Covid-19, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese.

Vdekja e 80 vjeçarit, A.G e dërgon në 35 numrin e vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Kështu, ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e madhe e rasteve të reja me koronavirus, duke pasur parasysh se edhe numri i testeve është rritur më shumë se në Qeverinë e kaluar.