Ndërroi jetë nga Covid 19 Jahja Abazi nga Vushtrria

COVID-19, po vazhdon të merr jetë njerëzish në botë, ani pse ende ky lloj virusi mbetet i panjohur, madje s’ka ende ndonjë vaksinë, pavarësisht kërkimeve e hulumtimeve.

IndeksOnline mëson se si pasojë e këtij virusi ka vdekur edhe Jahja Abazi nga Vushtrria.

I njëjti jetonte në Finlandë prej vitesh me familjen e tij dhe ishte i infektuar me COVID-19.

Abazi gjithashtu ishte kryetari i Komunës së Vushtrrisë, në vitet e 90’ta.

Ai ishte 78 vjeç.