Ndërrojnë jetë 4 pacientë me koronavirus në Klinikën Infektive në Shkup

Katër viktima të reja nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë me koronavirus.

Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Me viktimat e fundit, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 38.