Haziri flet për humbjen në Podujevë: Agim Veliu s’ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në zgjedhje

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur në Pressing për situatën aktuale në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Pas ndarjes nga jeta të presidentit Rugova është një LDK e cila ka luftuar për me u gjet politikisht për me u gjet në mungesë të liderit historik dhe kam thënë vazhdimisht se këpucët e tij çdokujt i vijnë të ngushta’, theksoi Haziri.

Haziri thotë se pavarësisht dallimeve kjo parti arrin të bashkohet kur është nevoja.

“Në LDK dallimet shprehen, shpeshherë shumë më ashpër dhe publikisht’, thotë Haziri.

“Njerëzit e LDK’së i nxjerrin në publik në mënyrën e tyre mospajtimet”, shtoi ai.

“Edhe ky proces zgjedhor i 6 tetori LDK’në e nxori të unifikuar dhe duke qenë në kampin opozitar edhe fitues bashkë me VV’në’, thekson Haziri.

Ai foli edhe për humbjen e zgjedhjeve në Podujevë.

“Ai nuk ka qenë drejtpërdrejt në zgjedhjet e Podujevës i përfshirë. Si pasojë e dorëheqjes së tij janë shkaktu zgjedhjet”, theksoi Haziri.