Ndërron jetë Hamit Kelmendi, veteran i UÇK-së

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hamit Kelmendi nga fshati Marinë i komunës së Skënderajt, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka dhënë kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sot paska ndërruar jetë bashkluftëtari Hamit Kelmendi, me Hamitin njihemi moti pasi jemi nga i njëjti Fshatit, një burrë i urt dhe trim që ishte çdo herë në shërbim të atdheut, shpreh ngushllimet me të sinqerta familjarëve dhe miqve të Hamitit, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Gucati.