Obiliq, arrestohet një person për vjedhje të rënda, kryesisht vetura

Një person është arrestuar në Obiliq, të martën, për disa vjedhje të rënda.

Në njoftimin e policisë thuhet se rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, dhe janë kryesisht vjedhje nga veturat.

I dyshuari A.G. ishte në kërkim nga muaji gusht i vitit 2022.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku shtatë raste të vjedhjeve të rënda.