Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Azem Shala “Bali”

Sot në orët e para të mengjesit ka ndërruar jetë, Azem Shala i njohur me nofkën “Bali”, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur, nënkryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Njoftimi i plotë:

Më pikëlloi pa masë lajmi për vdekjen e mikut, bashkëluftëtarit, aktivistit politik, kryetarit të nëndegës së PDK-së në Kopiliq të Poshtëm, Azem Shala- Bali.

Bali ishte prej luftëtarëve të dalluar të UÇK-së, njeri i vendosur e parimor, ishte kudo ku vendi kishte nevojë. Aktiviteti i tij politik dhe kontributi i tij për qytetarët e Kopiliqit dhe zonës përreth, për PDK-në dhe për Skenderajn do të mbetet i paharruar!
Pusho i qetë Bal!
SL