Ndërron jetë Lulëzim Gashi-XIMI, ish ushtar i UÇK-së nga Kumanova

Pas një sulmi në zemër, sot në moshën rreth 57 vjecare, ka ndërruar jetë Lulëzim Gashi – XIMI, ish ushtar i UÇK’së dhe njeriu që në disa forma mbështeti aktivitetet patriotiko-kombëtarë në Kumanovë. “Ximi” ka qenë shumë i njohur në Kumanovë.

Konfirmimi për vdekjen e tij erdhi nga familjarët dhe miqtë e afërt.
Menjëherë pas shpalosjes së lajmit të hidhur, shumë miq, shokë dhe farefisi, janë grumbulluar të shtëpija e tij për t’ia dhënë Lamtumirën e fundit!