Ndërron jetë Lutfi Limani Komandant–Luta

Ka ndërruar jetë Lutfi Limani Komandant–Luta, ish ushtar i UÇK–së dhe Komandant në radhët e UÇPMB–së, shkruan Fokusi.info.

Komandat Luta ishte radhitur në radhêt e UÇPMB–së qysh në ditët e para të paraqitjes së saj dhe ishte një ndër themeluesit e njësisë speciale Qëndresa e cila vepronte në kuadër të
brigadës 112 Sherif Jonuzi Enver Bajrami.

Lajmin e kanë dhënë nga OVL UÇPMB në Bujanoc.

“Vepra jote bashkëluftëtar do të mbetet e paharuar, edhe pse ike heret për në amshim.
Të qoftë i lehtë dheu i tokës shqipëtare që dha djerës dhe mund, me të vetmin qëllim që populli shqipëtar të jetoj i lirë në trojet e veta.
Lavdi jetës dhe veprës suaj komandant Luta
Ngushëllime familjes bashkëluftëtarëve dhe mbarë populit shqipëtar.
Varrimi bëhet të dielen në ora 13:00 në fshatin e lindjes në Gadime–Lipjan
Mè rrespekt kryesia e Ovl UÇPMB–së
Bujanoc”./Fokusi.info/