NISMA kthehet fuqishëm në skenë: Përleshen me armë e rrahin gazetarin

Dita e djeshme ka qenë një nga ditët kur emri i partisë së Fatmir Limaj, NISMA ishte në qenë të vëmendjes, dhe e gjithë kjo për shkak të problemit skandaloz të Ministrit Endrit Shala, i cili rrahu gazetarin Ensar Ramadani, pas sulmit ndaj këshilltarit të Limajt Luan Maloku, i cili u plagos me armë në Veterrnik.

Fillimisht, rreth orës 17:00 Luan Maloku, këshilltari i Fatmir Limajt, ka mbetur i plagosur në Veternik, ku rastin për këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe policia.

“Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik -Prishtinë. Njësit Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para nga tereni viktima e plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë. Për informata shtesë ju informojmë me kohe”, tha Ahmeti për Metron.

Fatmir Limaj dhe këshilltari i tij Luan Maloku, që mbeti i palgosur mbrëmë në Veterrnik

Ndërsa, pak minuta më vonë pas kësaj ngjarjeje të anëtarit të NISMA’s, derisa gazetarët po përcillnin gjendjen e tij në QKUK për të raportuar para publikut, Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë rrahu gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani.

Derisa gazetari ishte në detyrën e tij, me bexhin zyrtar të punës, Endrit Shala e ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye gazetarin.

Ensar Ramadani po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut. Aty ka ardhur Endrit Shala i cili i ka kërkuar telefonin gazetarit Ramadani. Duke e ditur që ministri Shala nuk është polic, gazetari jonë nuk i ka dhënë telefonin atij, ai e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në fytyrë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në sy të policisë ku sipas Ensar Ramadanit, ata nuk kanë ndërrmarrë asgjë vetëm i kanë kërkuar gazetarit të largohet nga spitali.

Ensar Ramadani i është drejtuar menjëherë Stacionit më të afërt të Policisë ku e ka paraqitur rastin.

Gazetari i Indeksonline Ensar Ramadani, pas sulmit

Në anën tjetër Endrit Shala e mohoi sulmin duke e qujatur ‘rren’ dhe nuk ia vlen të diskutohet rreth kësaj çështjeje, mirëpo fytyra e gazetarit flet ndryshe. Ai shihet i rrahur madje, vetë Ensar Ramadani ka thënë se posedon edhe incizimin ku është goditur.

Kujtojmë, që pas zgjedhjeve të 6 teotorit NISMA e ka kaluar pragun për t’u futur në Kuvendin e Kosovës, dhe Endrit Shala është njëri nga deputetetët që do t’i përfaqësojë qyetetarët e Republikës së Kosovës në Parlament./gazetametro.net