Ndërron jetë mësimdhënësi dhe inxhinieri nga Vushtrria

Inxhinieri dhe mësimdhënësi nga Dumnica e Vushtrrisë, Bajram Bajrami, njoftohet të ketë ndërruar jetë sot.

I ndjeri përveçse si profesor kishte ushtruar edhe profesionin e inxhinierit në ndërmarrjen e njohur Llamkos.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Bajramit, e kanë bërë familjarë të tij edhe në rrjete sociale.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme nga ora 16.00.

Njoftimi i familjarëve:

Ju njoftojm se sot ndrroje jete prindi Bajram (Beqir) Bajrami

Varrimi behet sot 24.11.2022 ne ora 16:00 ne varrezat e fshatit Dumnic e mesme.

Ju lusim per dua.

Allahu e meshirofte in shaa Allah.

Te Allahut jemi dhe te Ai do te kthehemi