Man City bën historinë, kompleton tripletën angleze (video)

Skuadra e Manchester City i ka dhënë vulën sezonit të tyre të jashtëzakonshëm, me fitoren e shënuar ndaj Watford, në finalen e Kupës FA. Lojtarët e Pep Guardiolas kanë triumfuar bindshëm, me rezultatin përfundimtar 6:0, për të fituar tripletën angleze.

Skuadra e Manchester City i ka dhënë vulën sezonit të tyre të jashtëzakonshëm, me fitoren e shënuar ndaj Watford, në finalen e Kupës FA.

Lojtarët e Pep Guardiolas kanë triumfuar bindshëm, me rezultatin përfundimtar 6:0, për të fituar tripletën angleze.

Serinë e golave në këtë takim e hapi David Silva, kur po luhej minuta e 26’ e takimit.

Vetëm 12 minuta më vonë, ishte reprezentuesi anglez, Raheem Sterling ai i cili dyfishoi epërsinë e ‘Citizens’.

Në pjesën e dytë, skuadra kampione e Premierligës shënoi edhe katër herë të tjera me anë të Kevin De Bruyne në minutën 61’, Gabriel Jesus në minutën e 68’ si dhe Raheem Sterling (2x) 81′-87′.

Më herët gjatë këtij edicioni Manchester City kanë triumfuar edhe në Premierligë si dhe në Kupën e Ligës, ku në finale kishin mposhtur Chelsean.

Është hera e parë që një skuadër arrin që të fitojë të tri këto trofe brenda një sezoni.

https://streamable.com/ck7oy