Ndërron jetë Shefik Beqiri, ish-komandanti i brigadës 172 “Isa Kastrati” të UÇK-së

Ka ndërruar jetë Shefik Beqiri, ish-komandant i brigadës 172 “Isa Kastrati” të Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë bashkëluftëtarët.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 21.03.2020 me ikindi në varrezat e fshatit Kopernicë të komunës së Kamenicës./Fokusi.info/