Me nderime të larta, i jepet lamtumira e fundit veteranit Fatmir Aliu

Sot në fshatin Strofc komuna e Vushtrrisë iu dha lamtumira e fundit veteranit të luftës së UÇK-së, Fatmir Aliu, shkruan Fokusi.info.

Varrimi i tij u bë në prezencë të shumë bashkëluftëtarëve e qytetarëve dhe me nderime të larta të togut ceremonial të FSK-së.

Me këtë rast fjalë rasti mbajtën ish Komandanti i Batalionit të Parë Brigada 142 ZO e Shalës, z.Aziz Bici si dhe Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, z.Faton Klinaku.

Në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje, Mentor Hasani.

I ndjeri humbi jetën dje tragjikisht duke punuar me traktor. /Fokusi.info/