Ndërron jetë veterani dhe invalidi Abedin Gashi

Pas një sëmundje të gjatë, ka vdekur veterani dhe invalidi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Gashi nga fshati Llapushnik i konunës së Drenasit, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë OVL UÇK dega në Drenas.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 06.11.2019 në ora 14.00, në varrezat e fshatit në rrugën Milazim Gashi në Llapushnik të Drenasit./Fokusi.info/