Lajm mortor: Vdes veterani i UÇK-së dhe profesori Asllan Istrefi

Sot, ka ndërruar jetë profesori Asllan Istrefi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur miku i tij Pajazit Hajzeri, përcjell “Veriu info”.

Asllani në të kaluarën kishte punuar si mësimdhënës, drejtor shkolle dhe së fundmi profesor.

Po ashtu, ka qenë edhe udhëheqës i UÇK-së në zonën e Shalës.

Postimi i plotë:

Prehu në paqe miku im profesori i nderuar Asllan Istrefi!

Profesorin e njoha shumë vite më parë, në fillimet e rrugëtimit tim. Profesori do të na mungoi që të takohemi, të bisedojmë, të konsultohemi, të shkëmbejmë mendime, ide dhe literaturë për çështje të ndryshme historike dhe kombëtare.

Profesor Asllani i kishte kushtuar gjithë jetën e tij arsimit si; mësimdhënës, drejtor shkolle dhe së fundmi profesor deri në pensionim, ishte ushtar i UÇK-s, autor i disa librave, ndërsa dy të tjera veçse ishin në përfundim e sipër që nuk arriti t’i shoh të botuara.

Të qoft i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte profesor!

Ngushëllime familjes Istrefi!