Ndërron jetë veterani Halil Berisha-“Plaku”

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së Halil Berisha – “Plaku”, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka dhënë OVL UÇK dega në Malishevë.

Njoftimi

Njoftojmë të gjithë miqtë dhe veteranët e luftërave çlirimtare se ka ndrruar jetë bashkëluftëtari ynë Halil Haxhi Berisha-“Plaku” nga fshati Bardh i Malishevës, luftëtari i orëve të para të UÇK-së.
Varrimi do të bëhet të hënën me dt.26 12. 2022 sipas kësaj agjende:
Ora 12:00-homazhe ne shtëpinë e kulturës”Tahir Sinani” Malishevë.
Ora 13:00 -akademia përkujtimore.
Ora 14:00- varrimi në kompleksin dëshmorëve në Kleçkë.
Lavdi vepres te Veteranit!