Aksident i rëndë mes dy veturave në Prishtinë (Foto)

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë – raporton Periskopi.

Në disa fotografi të publikuara në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në rrjetin social “Facebook” bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në dalje të Prishtinës, te autostrada Prishtinë – Prizren.

Dyshohet se në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Policia shihet në vendngjarje.