Dy shpërthime të fuqishme në Bagdad, lëshohen sirenat që paralajmërojnë për rrezik (video)

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur para pak minutave në Bagdad të Irakut, ku menjëherë janë lëshuar sirenat që paralajmërojnë për rrezik, raporton Reuters duke u thirrur në dëshmitarë okularë.

Arsyet e shpërthimeve ende janë të panjohura, por besohet se bëhet fjalë për dy raketa, ndërkaq sot në orët e para të mëngjesit dhjetëra raketa balistike janë hedhur mbi dy baza ushtarake në Irak, në të cilat gjendeshin ushtarët amerikanë, transmeton Telegrafi.

Për këto sulme përgjegjësinë e ka marrë Garda Revolucionare e Iranit, duke bërë të ditur se sulmet ishin hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë elitare iraniane Quds, Qassem Soleimani.

Një video amatore e publikuar më poshtë dëgjohen sirenat pas shpërthimeve të fuqishme.