Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Enver Geci

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Enver Geci, shkruan Fokusi.info.

Lajmin kanë bërë me dije familjarët e tij.

Varrimi i Gecit do të bëhet sot (e mërkurë) në orën 17:00 në fshatin Llaushë të Skenderajt, konkretisht në varrezat e lagjes Babaj.

Enver Geci ka qenë njëri prej ushtarëve të parë dhe më të shquar të UÇK-së në Drenicë.