Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Enver Xhota

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Enver Xhota nga fshati Dritan (Dobroshec) i Komunës së Drenasit, shkruan Fokusi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i OVL së UÇK’së në Drenas, Enver Hajdari përmes një postimi në Facebook.

“Paska ndërruar jetë, veterani i UÇK-së, Enver Xhota nga fshati Dritan ish Dobroshec. Ikja e papritur e Enverit nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shokët.”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:

Paska ndërruar jetë, veterani i UÇK-së, Enver Xhota nga fshati Dritan ish Dobroshec.

Ikja e papritur e Enverit nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shokët.
Enver Xhota, ishte një luftëtar i përkushtuar duke qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emër të Degës së OVL-së në Drenas , iu shpreh ngushëllime familjes Xhota, miqve, dhe bashkëluftëtarëve të Enverit.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!