Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Hashim Ilazi (Buqi)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Hashim Ilazi (Buqi), shkruan Fokusi.info.

Lajmin e kanë dhënë nga dega e OVL UÇK-së në Lipjan.

NJOFTIM:

Posa morëm lajmin e hidhur për vdekjën e Veteranit Hashim Ilazi (BUÇI)nga Torina.
I ndjeri ishte Ushtar i Ushtris Çlirimtare të Kosovës, në kompanin e IV-të në Shalë, Bataljoni i I-rë Imer Alushani, Brigada 121-Kumanova. Ishte luftëtar nga ditët e para dhe dha nji kontribut të madh në luftë kundër anmikut. Lavdi veprēs dhe jetë së ti. Ngushëllime familjë Ilazi dhe shokëve të luftës së UÇK-së. Zoti e past shpërbly me Parajs.
Për varrimin e ti, do tju njoftomë me koh

Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit Veteranit të luftës së UÇK-së Hashim Ilazi me nofkën (Buqi) bëhet sot 20.4.2022 në orën 17:00 në varrezat e Dëshmorëve në Kleqkë.
Ngushëllime familjes, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën.