Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Lulëzim Krasniqi

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Lulëzim Krasniqi nga fshati Zhilivodë i Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë dhe shokë të tij.

Lulëzim Krasniqi ishte ushtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së.

I ndjeri ishte zyrtar i lartë në Policinë e Kosovës. Ai ishte poet, prozator si dhe ishte i apasionuar për sportin e hiking-ut.

I ndjeri qe disa ditë ishte duke vuajtur nga Covidi-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën Infektive.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00 në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë./Fokusi.info