Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK’së, Vesel Hasani

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK’së nga fshati Strofc, Vesel Hasani, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e lagjes “Shabanaj” në Strofc të komunës së Vushtrrisë.

Njoftimi

Të nderuar familjar, miq dhe dashamirë, me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 27.10.2023 ndërroi jetë babai, gjyshi, më i dashuri ynë, Veterani i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës Vesel Hasani.

Varrimi do të bëhet sot (27.10.2023) në orën 16:00 në vendlindje, fshatin Strofc, komuna e Vushtrrisë.

Varrezat e Lagjes “Shabanaj”