Kurti – Mustafa / Mësohet nëse do të takohen sot!

Dy liderët e partive më të mëdha në vend për nga numri i votave, ai i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, sot nuk do të takohen për të bërë përpjekjen e radhës për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda dy subjekteve politike, VV dhe LDK.

“Për sot nuk është planifikuar ndonjë takim ndërmjet kruet të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa”, pohojnë burimet nga VV, derisa ato nga LDK potencojnë se është thelluar hendeku mes tyre “sa nuk e dim as kur kanë do të takohen më”.

Posti i Presidentit, kërkesë e vazhdueshme e LDK-së që t’iu takoj atyre për të nominuar kandidatin për këtë funksion është pika kryesore në të cilën nuk kanë gjetur pajtueshmeri nga VV.

Kundërshti që ky funksion të mos përfshihet në marrëveshje për bashkëqeverisje, shprehu edhe deputeti i bundestagut gjerman Christian Schmidt.