Ndërron jetë veterani-invalidi i luftës së UÇK-së, Adem Buliqi

Ka ndërruar jetë veterani-invalidi i luftës së UÇK-së, Adem Buliqi, shkruan Fokusi.info.

Njoftimi është dhënë nga OVL-UÇK,  dega në Skenderaj.

Të nderuar qytetarë, Familje të Dëshmorëve, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë bashkëluftëtari, veterani dhe Invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Sadik Buliqi.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 11.01.2022,në ora 15:00 në varrezat e fshatit Qubrel.

Ngushëllime familjes Buliqi dhe gjithë bashkëluftëtareve!

OVL-UÇK-Emin Lati
SHIL-Haki Aruqi
SHFD-Brahim Misini