Dita 7: Ukraina nën bombardime të mëdha, Rusia zgjeron pushtimin

Disa qytete të Ukrainës janë ende nën bombardime të mëdha.

Ukraina po përjeton ditën e shtatë të pushtimit nga Rusia. Në orët e para të së mërkurës, Kievi dhe qytetet tjera janë duke u përballë me ofensivë tjetër të Ushtrisë ruse që ngadalë po i afrohet kryeqendrës.

Katër qytetarë janë vrarë në qytetin e Zhytomyrit afër Kievit, pas goditjes me predhë që për cak kishte një bazë ushtarake afër.

Rreth orës 03, sipas kohës në Ukrainë, paratrupat ruse hynë në Kharkiv, pas shumë luftimesh.

Luftime të ashpra janë raportuar edhe në Kherson, qytet te Deti i Zi. Trupat ruse kanë thënë se e kanë marrë kontrollin.

Mijëra ukrainas tashmë po e lëshojnë edhe Kievin, pas zgjerimit të pushtimit nga Rusia.

Kryeqendra është vendi ku rusët po përballen me më së shumti telashe për ta pushtuar.