Ndërron jetë veterani Rrahim Ajvazi

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahim Ajvazi, raporton Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Ajvazi ishte pjesëtar i Brigadës 151 “Zahir Pajaziti” nga Zona Operative e Llapit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 11.06.2021 (e Premte) në orën 17:00, në varrezat e fshatit Milloshevë të Obiliqit./Fokusi.info/