Ndeshen dy vetura, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Nadakovcë.

Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 17:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor zona e fshatit Nadakovce.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka konfirmuar Zahiti.