Ndihmësit të Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq, Petar Petkoviq thuhet se i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Portali serb ‘Kosovo online’ raporton se Petkoviq është ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës, ku është mbajtur për më shumë se një orë,transmeton Reporteri.net.

Raportohet se Petkoviq ishte nisur për në konventën e parë zgjedhore të Listës Serbe, e cila po mbahet sot në Leposaviq, ku pritej të mbante një fjalim në emër të Zyrës së Qeverisë së Serbisë në Kosovë.

Kujtojmë, se sot ka filluara fushata zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Më 6 tetor garojnë 20 janë parti politike dhe iniciativa qytetare, derisa në garë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1070 kandidatë.