Ndizen sirenat në veri të Kosovës

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar sot para mesditës ndërtesat e komunës Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, pas së cilës kanë rënë sirenat.

Sirenat e alarmit kanë rënë edhe në Mitrovicën e Veriut.

Serbët filluan të grumbullohen rreth objekteve komunale, dhe në afërsi ndodhen pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it.