Ndodh edhe kjo: Lopa shëtit në Kryeqytet (video)

Shpesh herë qytetarët përballen me kolona të shumta në Prishtinë.

Kryeqyteti është në të shumtën e rasteve i mbingarkuar nga veturat.

Por sot dikush tjetër iu bashkua komunikacionit.

Asgjë nuk e pengoi një lopë që të lëvizte rrugëve të kryeqytetit gjatë ditës së sotme.

Një gjë e tillë ka ndodhur disa herë rrugëve të Prishtinës, teksa nuk dihet nëse pronari ka arritur ta gjejë atë.