Ndodh pas 20 vjetësh, ky është njeriu që nuk arriti të bëhet deputet

Zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë befasuese për shumëkënd. Sigurisht edhe për ish-deputetin e PDK’së, Xhavit Halitin, i cili nuk do të mund të ulet më as në karrigen e nënkryetarit të Kuvendit e as në atë të deputetit të PDK’së, duke qenë se sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ, ai nuk ka arritur që të bëhet deputet.

Xhavit Haliti ka arritur t’i grumbulloi gjithsejt 8351 vota, të cilat nuk i majftojnë për mandat të ri.

Megjithatë partia e drejtuar nga Kadri Veseli në Kuvend do të përfaqësohet nga gjithsejtë 25 deputetë, disa prej të cilëve do të jenë për herë të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.