Në 20 vjetorin e rënies, u bë përurimi i shtatores së heroit Bafti Haxhiu (foto/video)

Me rastin e 20 vjetorit te rënies në altarin e lirisë, sot në Viti u bë përurimi i shtatores së heroit Bafti Haxhiu.

Në 20 vjetorin e rënies së heroit Bafti Haxhiu, u mbajtën aktivitete të ndryshme, homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, akademi përkujtimore, por edhe u bë zbulimi i shtatores së heroit në sheshin që mban emrin e dëshmorit Haxhiu.

Para shumë të pranishmëve në Viti, përveç këtyre aktiviteteve, u mbajtën edhe fjalë rasti.

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua Kryetari i SHFD të UÇK-së Xhavit Jashari./Fokusi.info/