Daçiq e akuzon Gërvallen: Mblodhët dëshmi për Thaçin dhe Veselin për krime

Në Këshillin e Sigurimit, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se pse nuk është akuzuar ai ose presidenti Aleksandar Vuçiq, përderisa ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Daçiq e ka akuzuar ministren Gërvalla se ajo ka ndihmuar që të akuzohet Thaçi dhe Veseli për krime.

Sipas tij Gërvalla ka mbledhur dëshmi nga familjarët e viktimave.

Daçiq ka thënë se Gërvalla në vitin 2017 ka folur sa i përket krimeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Unë dua të them që kurrsesi Serbia nuk ka të bëjë me çështjet federale të sigurisë, sepse atë kohë shërbimet i kanë pasur në dorë Sllovenia dhe Kroacia. Sa i përket arsyeve se pse babai juaj kishte pasur pozitë politike, më 1982 shumë para Millosheviqit e Daçiqit, ai sikurse separatistët tjerë avokonte për Kosovë të pavarur. Pra qëllimi ka qenë i kamotshëm për një Kosovë të pavarur, prandaj qoftë përmes ndërhyrjes amerikane ose qoftë konfliktit të armatosur, qëllimi ka qenë të arrihet kjo. Duart tuaja janë të përgjakura. Më 2017 kini thënë se sa i përket krimeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe anëtarëve të partive politike tuaja, vetëm ju rikujtoj se unë kam nënshkruar marrëveshje me zotin Thaçi. Ku janë ata tash? Pse s’jam akuzuar unë ose presidenti Vuçiq? Ndërkohë që ju keni ndihmuar që të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime. Sepse dëshmitë që keni mbledhur nga familjarë të viktimave, ju kanë dalë në ndihmë viktimat ndja Thaçit dhe Veselit.” – ka thënë ai.