Në bazë të fjalëve të Glauk Konjufcës, mund të mos ketë më takime LVV-LDK (video)

Ka përfunduar pa ndonjë rezultat takimi VV-LDK për arritjen e koalicionit qeverisës.

Pas takimit, për të folur para mediave kanë dalë Glauk Konjufca nga VV, dhe Avdullah Hoti nga LDK.

Ata nuk dhanë asnjë lajm të ri, përveç se takimet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Në fakt, këtë e tha vetëm Avdullah Hoti nga LDK, kurse krejt çka deklaroi Konjufca është se s’ka marrëveshje dhe do të shihet në ditët e ardhshme se se si do të veprojmë.

“Krejt çka mund të them është se nuk pati marrëveshje, dhe do të shohim në ditët e ardhshme se si do të veprojmë”, tha ai.