Ministri Selimi i dhuron flamurin kuqezi komandantit të UÇPMB-së

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi i ka dhuruar sot një flamur kuq e zi komandantit të UÇPMB-së, Shefket Musliut.

Në një takim me luftëtarët e luftës çlirimtare në Luginë, Selimi nderoi komandantin Musliu dhe luftëtarët e tjerë të UÇPMB-së.

Shkrimi i plotë i ministrit Selimi:

Nder të isha i rrethuar sonte nga luftëtarë të luftës çlirimtare të Luginës, te Kulla e Bashkimit në fshatin Kosaqë të Gjilanit, sipas traditës së përvitshme.

Dalja në skenë e UÇPMB-së, nën emblemën e së cilës, 21 vjet më parë bijtë më të mirë të kombit u rreshtuan me të drejtën e ligjshme të shqiptarëve në Luginë, shënon një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë të re.

Në shenjë nderimi të luftës heroike të UÇPMB-së, komandantit Shefket Musliut, i kam dhuruar flamurin kuq e zi, që shekuj me radhë, ishte në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe të drejtës sonë kombëtare.