Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitarja Sandra Mitchell do të vazhdojë edhe sot.

Ndryshe dje gjatë dëshmisë së saj në Hagë, ish-zyrtarja e OSBE-së, Sandra Mitchell pranoi se kishte informacione se policia serbe i detyronte njerëzit apo individë të caktuar që të vishnin uniformat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.