Në hyrjen e banesës së babait të Fatmir Limajt, vendoset pllaka përkujtimore

Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, u bë shpalosja e pllakës përkujtimore të njërës prej bazave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më saktësisht në banesën e babait të kreut të Nismas Fatmir Limajt.

Djali i Kadri Limajt, Demir Limaj, tha se në këtë banesë kanë qëndruar figurat e UÇK-së dhe shumë plane operative janë bërë në këtë banesë.

Ndërsa, Fatmir Sopi, kryetari i OVL UÇK-së dega në Prishtinë, tha se kjo është baza ku janë marrë vendime të rëndësishme.

“Unë falënderoj familjen Limaj që kanë pasur guxim që banesën e tij ta lëshojë në shërbim të ushtarëve të UÇK-së”, tha Sopi./Fokusi.info/