Vazhdojnë pritjet e gjata nëpër kufij, ja nga sa po zgjasin ato

Me ardhjen e bashkatdhetarëve në Kosovë, janë rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata nëpër kufij.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se edhe sot vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata nëpër pikat kufitare.

Sipas të dhënave të fundit që ka publikuar kjo qendër, në ora 08:00 e mëngjesit pritja më e madhe ka qenë në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku bashkatdhetarët kanë pritur deri në tri orë për të hyrë në Kosovë, përderisa kolona ka arritur deri në një kilometër e gjysmë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu edhe në pikën kufitare Muçibabë pritja për në hyrje të Kosovës është dy orë, ndërsa kolona është e gjatë deri në 1.200 metra.

Edhe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë a pritje deri në 40 minuta.

Sipër këtyre të dhënave nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare në hyrje të Kosovës pritja nuk është më shumë se 15 minuta.