Në Idrizovë ndërron jetë shqiptari, Xhengis Xhemaili

Shkupjani Xhengis Xhemaili, 54 vjeç, i dënuar me 13 vite burg vdiq dje në burgun e Idrizovës.

Sipas portalit dosie.mk, i burgosuri shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e atakut në zemër, derisa po shëtiste në hapësirat e burgut, përcjellë INA.

Ai edhe më parë kishte pasur ankesa për probleme me zemrën, por nuk kishte marrë trajtimin e

duhur mjekësor. Ai ishte i dënuar për vrasjen e Amel Zverotiq, që kishte ndodhur në vitin 2006 lidhur me një borxh, shkruan portali Dosie.