Detaje nga grabitja që përfundoi me vrasje në Mitrovicë

Policia ka dhënë detaje rreth grabitjes që përfundoi me vrasje mbrëmë në Mitrovicë.

Në raportin 24 orësh thuhet se dy persona janë arrestuar për grabitjen në lokalin e të ndjerit. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur dhe dy gëzhoja.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë një grabitje në një lokal, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të pronarit të lokalit-viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën e përdorur ne rast dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton policia.