Në javën e ardhshme nga ditët nxehta deri te bora

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i freskët ndërsa mesdita dhe pasdita mjaft të nxehta.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i kthjellët, stabil dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore.

Të dielën dhe të hënën në tërë rajonin do të kemi mot të kthjellët, stabil dhe mjaft të nxehtë.

Nga e marta mund të kemi fillimin e ndryshimit të kushteve sinoptike me rënien e presionit atmosferik, ndërsa të mërkurën dhe të enjtën priten ulje të theksuara të temperaturave dhe mund të ketë edhe reshje shiu nëpër ultësira dhe reshje bore në viset kodrinore-malore.